Vaksinohet ambasadorja e Kosovës në Izrael

 

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital në Izrael.

Demiri ka zgjedhur që dozën e parë të vaksinës ta marrë për ditëlindjen e saj,

“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar profilin e saj në Twitter.

Demiri është ambasadorja e parë e Kosovës në Izrael, pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, pasi Kosova dhe Serbi firmosën në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen ekonomike.