Vaksinohen mbi 10 mijë persona kundër gripit sezonal në QKMF

 

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë që nga dhjetori i vitit të kaluar që kur ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë.

Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.

“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”.

Ajo ka theksuar se këtë vaksinë mund ta marrin edhe të gjithë qytetarët e tjerë pasi nuk ka akoma një vaksinë për Covid-19 në vendin tonë.

 

 

Përderisa Bahtije Breznica, tha që për çdo vit e merr këtë vaksinë.

“Jam e kënaqur që po e marr këtë vaksinë dhe nuk kam më frikë ta marrë atë.”

/RTV-Okarina/