Ushtria serbe vazhdon të provokojë: Stërvitet përgjatë kufirit me Kosovën

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

 

Stërvitja siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.

“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.

“Fokusi është në ushtrimin e operacioneve dhe veprimeve luftarake në rast të një sulmi ndaj forcave të Ushtrisë Serbe, si dhe në taktikat, teknikat dhe procedurat e përdorura për të parandaluar kalimet e paligjshme, grupet ekstremiste dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “situata e sigurisë në Zonën e Sigurisë Tokësore është stabile dhe trajnimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe përmirëson më tej aftësinë për të kryer detyra specifike përgjatë vijës administrative në bashkëpunim me organet e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-it, për të siguruar një mjedis paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”./rtvokarina/

 

​Ishte në arrati për 20 vjet, arrestohet pasi nuk mbante maskë në dyqan

​Polonia do të ndërtojë një gardh 186 km të gjatë në kufirin me Bjellorusinë

“Cigare për lakra”: Banorët e izoluar në Kinë po këmbejnë ushqimet

“Myslimanët do hakmerren” – Irani paralajmëron SHBA-në nëse Trump s’gjykohet për vrasjen e Soleimanit

Mjekët në alarm, një sëmundje misterioze po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë

Lajme të fundit

  • Pesë gjërat që nuk do t’i shohim në F1 në vitin 2022

  • Shenjat që tregojnë se po pini kafe më shumë se sa duhet

  • Vdes policja kosovare nga një sëmundje e rëndë

  • Morena Taraku përfundon në spital

 18:49 | 4 Janar 2022

 

Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën.

 

Stërvitja siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”.

“Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.

18:49 | 4 Janar 2022 Pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë, gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjes ortodokse, janë duke zhvilluar një stërvitje ushtarake pranë brezit kufitar me Kosovën. Stërvitja siç thuhet në komunikatën të Ministrisë serbe të Mbrojtjes, “po mbahet me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të gatishmërisë luftarake për kryerjen e detyrave të përkushtuara”. “Stërvitja po kryhet në baza dhe objekte si pjesë e aktiviteteve të rregullta dhe paraqet vazhdimin dhe avancimin e stërvitjes që njësitet e Ushtrisë Serbe i realizojnë para se të dërgohen në Zonën e Sigurisë Tokësore [me Kosovën]”.