Ushtarët shqiptar pranë kufirit të Ukrainës, stërvitje në kuadër të NATO

Misioni i NATO në Letoni për Forcat Sulmuese ka postuar në rrjetet sociale fotot e stërvitjes më të fundit ushtarake ku morën qindra ushtarë.

Pjesë e këtij misioni ishin dhe dhjetëra ushtarë shqiptarë të cilët simuluan një stërvitje ku u përdorën armët e lehta.

Pas samitit të fundit në Madrid, aleanca ushtarake e NATO është angazhuar për të rritur prezencën ushtarake në kufijtë lindore, kjo për shkak dhe të rritjes së tensioneve me Rusinë./A2/