Nëse keni më shumë se një faturë të papaguar do të shkyçeni, dhe nëse tentoni të lidheni do të inicohet kallxim penal
***
Ujësjellësi rajonal “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët në kategorinë e bizneseve se do të shkyqen nga furnizimi nëse kanë më shumë se një faturë të papagur ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Tutje në njoftim thuhet se në rast të ri-kyçjes së paautorizuar në rrjet nga ana e personave të paautorizuar, KRU “Mitrovica” do të inicion kallëzimet penale për secilin individ/konsumatorë që bënë një veprim të tillë.
Njoftimi i plotë:
Njoftojmë të gjithë konsumatorët të cilët i përkasin kategorisë së BIZNESEVE e të cilët kanë më shumë se një faturë të papagur ndaj shërbimeve të ujësjellësit, se duke filluar nga data 20.07.2022 ( e Mërkurë) do të çkyqen nga rrjeti i furnizimit të ujësjellësit.
Kjo masë e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullatorë për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14?08/2022.
Në rast të ri-kyçjes së paautorizuar në rrjet nga ana e personave të paautorizuar, KRU “Mitrovica” do të inicion kallëzimet penale për secilin individ/konsumatorë që bënë një veprim të tillë.
Ju urojmë një ditë të mbarë!