Udhëtimet Itali-Kosovë dhe anasjelltas, vetëm në raste urgjente

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali u bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19 përditësuar së fundi.

Në njoftim thuhet se udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara.

 

 

“Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas:- lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara. Më pas, kthimi në Itali parasheh testin RT-PCR negativ për COVID-19 ose antigjen të bërë në 72 orët e fundit me rezultat negativ;- plotësimin e formularit digjital të lokalizimit Passenger Locator Form EU Digital Passenger Locator Form (dPLF) (euplf.eu) para se të hyni në Itali. Ky formular e zëvëndëson formularin e mëparshëm të vetë-deklarimit;- Periudha e vetë-izolimit të detyrueshëm prej 10 ditësh (kjo masë vlen për personat që kanë hyrë në Itali sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 16 prill 2021); pas përfundimit të vetë-izolimit është i obligueshëm tamponi molekolar PCR dhe antigjen me rezultat negative”, thuhet në njoftim.

 

 

Nga kjo ambasadë kanë njoftuar se “të  liruar nga tamponi dhe masat e vetë-izolimit: janë të gjithë ata që hyjnë në territorin italian për një periudhë prej 120 orësh, për arsye të dëshmuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë, duke respektuar detyrimin që pas këtij afati të lëshojnë territorin italian; si dhe të gjithë shtetasit kosovarë mund të kalojnë tranzit përmes territorit italian, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve nga momenti i hyrjes”.