Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për traktat ndërkombëtar të pandemisë

 

Kryeministri britanik Boris Johnson i është bashkuar më shumë se 20 udhëheqësve botërorë në thirrjen për një zgjidhje të re globale për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

Në një artikull për gazetat në të gjithë botën, udhëheqësit përfshirë presidentin Macron të Francës dhe kancelarën gjermane Angela Merkel thonë se Covid ka paraqitur sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Një krizë tjetër pandemike ose shëndetësore është çështje “jo nëse, por kur”, thonë ata, raporton BBC.

 

 

Dhe pandemia ka treguar se “askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Duke shkruar në Daily Telegraph dhe botime të tilla si Le Monde në Francë dhe El Pais në Spanjë, 24 udhëheqësit argumentojnë se një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Nënshkruesit, të cilët përfshijnë kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, thonë: “Në atë kohë, pas shkatërrimeve të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u bashkuan për të krijuar sistemin shumëpalësh.

\RTV-Okarina\