Ua mori votat duke i mashtruar për largimin e deponisë së mbeturinave, tani ua sjell prap atë

“Po përmbushim një tjetër premtim ndaj banorëve të fshatrave Çirez, Kozhicë dhe Baks, para të cilëve jemi zotuar se do të mbyllim përfundimisht deponinë e mbeturinave në Delli”, kishte shkruar kohë me parë Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe ishtë ndjër i lumtur që po i adresohej asambles komunale të Skenderaj për shfuqizimin e vendimit të pushtetit të Bekim Jasharit sa i përket vendosjës se kësaj deponie, shkruan portali rajoni.org.

Pra sipas Nurës në atë kohë ajo deponi do ti përket se kaluares, pra aty do të kthehet gjelberimi.

Organizuan dhe protesta, bënë luftë speciale e mediale ndaj ish – pushtetit, por mesa duket ajo qe e tha, nuk u realizua kurrë, sepse kjo deponi po vazhdon të qendroj në Delli të Çirezit – kësaj rradhe nën pushtetin e Fadil Nurës dhe vartësit të tij, Sami Lushtaku.

Fadil Nura, gjatë seancës se kuvendit komunal i zënë ngushtë nga asamblisti i LVV’së Hysni Mehani, e pohoi vetë se deponia është në Delli, por veç se kishin harruar të ja vendosnin emrin e lokacionit të deponisë.

Pra kjo bashkësi lokale do të vazhdoj ta këtë bakshish këtë deponi; e cila në vend të subqendres se premtuara gjatë fushatës zgjedhor fillimisht ju ‘rikthehet’ deponia por tani me standarde të Fadil Nures dhe “BE-së”.

Fadil Nura i datës 07.04.2022 dhe Fadil Nura i datës 28.07.2022; se a janë dy njerëz të ndryshëm, flet video-ja: