Një rast i ngacmimit ka ndodhur në Mitrovicë, ku një inspektor i AVUK-ut ka raportuar në polici se ka pranuar në telefonin e tij thirrje telefonike dhe mesazh nga një i dyshuar mashkull kosovar lidhur me punën e tij.
Policia ka tentuar ta kontaktojë të dyshuarin, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
Mitrovicë 06.01.2022 – 17:38. Viktima mashkull kosovar inspektor i AVUK-ut ka raportuar se në telefonin e tij celular kishte pranuar një thirrje dhe një mesazh nga një i dyshuar mashkull kosovar, ku sipas viktimës ka të bëj me punën e tij. Njësitë policore kanë tentuar ta kontaktojnë të dyshuarin, mirëpo nuk ka qenë e mundur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.