U vendos, 14 prilli do të jetë Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale

 

Osmani në një postim në Facebook shkruan se 14 prilli për dikë mund të jetë ditë e një përvjetori të rëndësishëm, datë e lindjes, ditë e parë e punës, e për dikë thjeshtë një ditë e zakonshme, por për Vasfije Krasniqin mbetet përherë data kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë, pasi që atë ditë të vitit 1999, ajo u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.Presidentja e vendit sot ka takuar deputeten Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pas takimit u vendos që 14 prilli të jetë Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

” Barrën që e bartë Vasfija, sot e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë, nuk guxojmë kurrsesi të lejojmë ta bartë e vetme, sepse kjo është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme. Ashtu siç e ndau ajo guximshëm dhimbjen, guximin e të vërtetën me ne e me gjithë botën, po ashtu duhet të luftojmë ne krah për krah me të dhe shumë gra e burra të tjerë si ajo, për të treguar të vërtetën e për të kërkuar drejtësi “, është shprehur Osmani .

/RTV-Okarina/