U vaksinua me Pfizer dhe AstraZeneca, australiani mori katër doza të dy prodhuesve të ndryshëm

 

Një burrë nga Sydney, Australi, i identifikuar si Tom Lee ka marrë katër doza të vaksinave kundër coronavirusit – nga dy të Pfizer dhe AstraZeneca, me qëllim që të ketë në “maksimum antitrupa” dhe “aventurën” e tij e ka dokumentuar në rrjetet sociale.

Pretendon se askujt nuk i ka vjedhur vaksinat, pavarësisht se Pfizer u jepet vetëm personave mbi 40-vjeç dhe grupeve të rrezikuara, transmeton RTV Okarina.

 

Banori i Sydney pretendon se ka marrë dy doza të AstraZeneca dhe dy të Pfizer, me qëllim që të sigurohet se të do të jetë plotësisht imun ndaj COVID-19.

Dozën e parë të AstraZeneca e ka marrë me 31 mars, të njëjtën ditë e ka marrë edhe dozën e parë të Pfizer.

Më pas më 30 qershor mori dozën e dytë të AstraZeneca, dhe më pas të dytën të Pfizer. 34-vjeçari e ka dokumentuar vaksinimin e tij dhe menjëherë është lavdëruar duke i postuar fotot në Twitter.

Ishte pikërisht varianti i ri i COVID-19, Delta – që e nxiti “që ta testoj fuqinë e tij”. Sikur kjo të mos mjaftonte postoi edhe një video të vaksinimit me një koment përbri saj: “Kjo ndoshta është vepra më e madhe artistike e kësaj epidemie. Triumfi i lirisë së njeriut mbi burokracinë”.

E pas një sërë komentesh nga lavdërimet e deri të ofendimet se është “budalla” dhe “egoist”, Lee ka kufizuar qasjen në profilin e tij.

Eksperti i sëmundjeve ngjitëse Oxana Pfizic nga Universiteti i Londrës, ka thënë për Sky News, që kombinimi i vaksina prodhon “nëntë herë më shumë antitrupa”.

 

Megjithatë, ende nuk ka fakte shkencore që ky kombinim është efikas dhe deri në çfarë mase.

Shkencëtarët kanë kryer testime se çfarë efekti mund të kenë dy doza të vaksinave të dy prodhuesve të ndryshëm, por ato studime janë në fazën e hershme.

Një të tillë e ka realizuar Universiteti i Oksfordit, që tregoi se nëse dikush merr dozën e parë të AstraZeneca dhe më pas një tjetër të Pfizer, mbrojtja është njëjtë e kënaqshme sikur kur merren dy doza të Pfizer.

Megjithatë, nëse ndodh e kundër, përkatësisht nëse doza e parë është Pfizer dhe më pas AstraZeneca, janë dhënë rezultatet më të dobëta.

 

\RTV-Okarina\