U shpall “Evropiania e vitit 2022”, flet Fahrije Hoti

Fahrije Hoti është shpallur “Evropiania e vitit 2022”, nga Bashkimi Evropian.

Ajo në emisionin “Frontal” tha se fillimisht është kontaktuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe është pyetur se a munden që ta nominojnë atë për këtë çmim.

E pas fitores Hoti tha se ky sukses nuk është vetëm i saj, por i gjithë fshatit Krushë.

“Është sukses I gjithë fshatit, jo një çmim veç i Fahrijes por I gjithë qytetarëve të Krushës e sidomos I grave që mbetën me kohë pa burra dhe që e triumfuan veten dhe filluan një jetë. Nuk e kam prit që BE-ja ose punonjësit e BE-së ta nominojmë Fahrijen për një çmim të tillë”, tha ajo.

Më tutje, Hoti tha se meritë e arritjeve të tyre është puna.

“Ajo që mundona me i bë fushatë është puna. Ajo që mundona me i bë fushatë është prodhimi. Gjithmonë jam e fokusuar tek pjesa e punës. Këto janë krejt merita të punës sonë. Ndoshta si individë, jo në politikë, e jo në profesione të ndryshme, por thjeshtë si një udhëheqëse e një korporate që ka dalë si rezultat i luftës”, deklaroi Hoti.