U bënë më shumë se një vit që kur tifozët “Plisat”, kishin mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime për vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prishtinë, ani pse vendimi për vendosjen e shtatores së tij ishte marrë në vitin 2019 nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, shkruan RTV Okarina.
Ata kishin propozuar tri opsuone për vendosjen e shtatores, tek trekendeshi afër komunës së Prishtinës, por të hiqej trekendeshi, propozimi i dytë i tyre ka qenë përballë New Born, te Heroinat dhe opsioni i tretë përballë Katedrales mbi pllatën e parkingut nëntoksor dhe me u thirr sheshi ”Adem Jashari”.
Fatkeqësisht ende nuk kemi parë asnjë veprim konkret të komunës së Prishtinës dhe kryetarit të ri, Perparim Rama për vendosjen e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Kryeqytet.