Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit S.R.
“S.R është shpallur fajtor për shkak se me datë 05 shkurt 2018, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, merr pasurinë e huaj (të dëmtuarës), në atë mënyrë që hyn në lokalin ku e dëmtuara punon dhe nga e njëjta kërkon ujë, në momentin kur e dëmtuara shkon për ti sjellë ujë të akuzuarit, i njëjti e shfrytëzon këtë moment dhe nga çanta e të dëmtuarës merr portofolin në të cilin e dëmtuara kishte të vendosur para, kartelën e bankës, letërnjoftimin dhe patentë shoferin, dhe i akuzuari largohet nga vendi i ngjarjes.
Në këtë mënyrë ka kryer veprën penale vjedhja nga neni 325 par. 1 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin S.R., e gjykon dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro, dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej një (1) viti”, thuhet në njoftim.
I akuzuari S.R., në shqyrtimin fillestar e kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
/RTV-Okarina/