Tushila po bëhet me kanalizim, Fadil Nura inspekton punimet

Ka nisur realizimi i projektit të ri për kycjet individuale të shtëpive në rrjetin e kanalizimit fekal, në fshatin Tushilë, ku kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, për të parë nga afër ecurinë e tyre.
Me këtë rast, kryetari Nura ka thënë se është i lumtur që ka nis realizimi i këtij projekti, tepër i rëndësishëm për banorët e këtij fshati, në kuadër të investimeve të Komunës për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë ditës kryetari Nura dhe drejtori Mulaj kanë vizituar edhe punimet në realizimin e projektit tjetër që po zhvillohet Krasaliq, pikërisht në kanalizimin fekal, i cili po rifillon pas një kohe të gjatë.

Punimet do të vazhdojnë në tërë bashkësinë lokale të Qirezit, ku punimet e këtij projekti kapital pritet të përfundojnë pas pak ditësh.