Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Fadil Nura e Sami Lushtaku nga pakujdesia e tyre mos interesimi për të nderuar ata që na sollën Lirinë, në banerat e vendosur në qytetin e Skenderajt, emrin e Komandantit Legjenda Adem Jashari, e shkuan gabim, nga Adem në Adam.
Kjo tregon se sa është e rëndësishme historia për ta, se sa i kushtojnë vëmendje ata historisë se atyre që na e sollën Lirinë.
Si është e mundur që në një festë si kjo, këta banera dhe shkrimi mbi ta të mos shikohet mirë para shtypjes dhe vendosjes.
Si është e mundur që tash e 24 orë pas vendosjes në qytet të mos verehen nga pushteti aktual?
A duhet dhënë përgjegjësi Fadil Nura për këtë turp të tyre?