Në agjendën e shënimit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, u mbajt edhe turneu i Streetballit “Besim Jashari”, që dje u organizua në sheshin e qytetit të Skenderajt.
Organizatorët e këtij turneu kishin vendosur që këtë turne ta titullojnë me emrin e djalit të heroit Hamëz Jasharit, Besim Jashari, një moment tejet i veçantë emocioni por edhe krenarie, edhe për kryetarin e komunës së Skenderajt, pasi që Besimi ra që sot bashkëmoshatarët e tij të jetojnë e të realizojnë ëndrrat e tyre në Kosovën e Lirë.
Në këtë turne morën pjesë 8 ekipe seniore në kategorinë e djemve nga e gjithë Kosova, kurse fitues doli ekipi “O-Six” nga Gjilani ndersa finalist ekipi 028 nga Mitrovica. Gjithashtu morën pjesë ekipet e vajzave U10 dhe U16 dhe po ashtu ekipet e djemve U12, U14 dhe U16 me mbi 100 lojtarë nga të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.
\RTV-Okarina\