Tronditëse: Babai dyshohet se dhunoi vazhdimisht dy vajzat e tij në Gjakovë, nëna e tyre e lajmëron në Polici
Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.