Tringa, nuse tradicionale apo moderne, shkon ne pushime me vjehrri

ushimet e verës kanë nisur për një prej çifteve më të reja të estradës, Platorin dhe Tringën të cilët u fejuan javë më parë.

Ata kanë zgjedhur një prej resorteve më luksoze në jug të Shqipërisë për të shijuar ditët “off” të muajit korrik.

Por, në këtë udhëtim, ata nuk janë vetëm.

Pushimi është familjar në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo sepse, Platori dhe Tringa po shoqërohen nga prindërit e muzikantit, çifti i njohur, Naim dhe Mihrije.

Kjo e fundit, është treguar shumë aktive në rrjete sociale, si çdo herë.

Në disa prej postimeve të fundit, Mihrija është shfaqur nga plazhi “ujë e sapun”, duke reklamuar kremën e saj për fytyrë, që mesa duket rezulton të jetë “sekreti” i Mihrijes për pamjen e saj të freskët, sfiduese ndaj moshës. /Prive.al