Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor Skender Krasniqin dhe e ka dënuar me tri vjet e pesë muaj burgim, për veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.
Sipas komunikatës për media të kësaj gjykate, dënimi i tij do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021. Të pandehurit S.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë”, thuhet më tej në komunikatë.
Krasniqi vrau djalin e tij aksidentalisht më 27 janar të këtij viti.
\RTV-Okarina\