Tre pikë të arta për Shqipërinë kundër Hungarisë

Shqipëria fitoi ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani në këtë fushat kualifikuese për botërorin ”Katar 2022”.
Kuqezinjëve iu duhej patjetër fitorja për të mbajtur gjallë shpresën për një kualifikim të mundshëm.
Heroi i ndeshjes ishte Armando Broja, i cili e realizoi golin e vëtëm të takimit dhe ky gol ishte goli i parë në histori që ia shënojmë hungarezëve.
Shqipëria dominoi takimin që nga fillimi me raste, por pa arritur të realizojnë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Edy Reja bëri disa ndryshime, që dolën të ishin të qëlluara.
Por, Armando Broja e bëri ndryshimin e madh.
Tre minuta para fundit të kohës së rregull, lojtari i Chelsea-s i huazuar te Southampton realizoi me një goditje të bukur me të djathtën dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës.
Me këtë fitore Shqipëria rrit gjasat për një kualifikim në një Kampionat Botëror për herë të parë në histori.
Gjendja në grupin I pas pesë ndeshjeve:
1. Angli 15 pikë
2. Poloni 10 pikë
3. Shqipëri 9 pikë
4. Hungari 7 pikë
5. Andorra 3 pikë
6. San Marino 0 pikë
Shqipëria në ndeshjen e radhës pritet të ketë punë të lehtë kundër San Marinos me 8 shtator në ”Arena Kombetare”.
\RTV-Okarina\