Tre persona të lënduar pas shpërthimit të bojlerit në Polac të Skenderajt

 

Tre persona janë lënduar pas shpërthimit të bojlerit në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt.

Të lënduarit janë trajtuar fillimisht në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj e më pas janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Kështu bëri të ditur nga Ilmi Prekazi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

 

 

“Tre persona janë lënduar pas një shpërthimi të një bojleri në fshatin Polac të Skenderajt. Rasti është raportuar në ora 6:30. Fillimisht janë trajtuar në Qendren e Mjekësisë Familjare dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”.

Prekazi tha se do të angazhohet edhe një ekspert i rrymës që të hetohen shkaqet që kanë çuar deri tek shpërthimi.

 

\RTV-Okarina\