Kryetari i qendrës se Levizës Vetëvendosje dhe njëherit asamblist i kuvendit komunal në Skenderajt ka thënë se komuna e Skenderajt ka trajtuar një mësimdhënëse në mënyrë çnjerëzore duke e larguar nga puna atë ndonëse edhe i ishtë dhënë pushimi i lehonisë për 1 vit, por e njejta ishtë larguar vetem dy muaj pas dhenies së pushimit të lehonisë, shkruan rajoni.org.
Postimi i plotë i Mehanit në Facebook:
Me 15.12.2021 iu dha pushimi i lehonisë për 1 vit.
Me 11.02.2022 iu dha vendimi për largimin nga puna.
Kjo është çnjerëzore dhe, këtu nuk vlejnë hiç vegzat që mund të gjendën në ligj për largimin e kësaj zonje nga puna. Edhe ashtu, në vend të kësaj mësimdhënëse duhej caktuar një mësimdhënës/e tjetër, pse të largohej nga lista e pagave tash?
Qeveria e Kosovës për gratë që nuk kanë punë e bëhen nëna në gjashtë muajt e parë pas lindjes ka paraparë mjete financiare në vlerën e rrogës minimale për t’iu dalur në ndihmë, komuna e Skënderajt edhe ato pak gra që janë në punë i largon nga puna dhe atë gjatë pushimit të lehonisë. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
E, përderisa e largon nga puna një mësimdhënëse- Nanë të mësimit klasor gjatë pushimit të lehonisë, e punëson po në mësim klasor familjarën e shefit të kabinetit të Fadil Nurës. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
Në një shtet normal, siç do të thoshte Ganja, kësaj mësimdhënëse-Nanë, do t’i thuhej të mos shqetësohet dhe se Drejtoria Komunale për Arsim do ta mbështeste me gjithçka.
Por, nën qeverisjen e partisë së Ganës (PDK) Drejtoria Komunale për Arsim orkestron largimin nga puna. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
Dhe këto veprime të shëmtuar duhet ndalur menjëherë.