Me masat e reja kundër COVID-19 është zgjatur orari i qarkullimit, teksa “Trafiku Urban Prishtinë” ka njoftuar se autobusët e tyre do të qarkullojnë deri në orën 21:30.
Sipas njoftimit të tyre të publikuar në llogarinë Facebook thuhet se në autobusë nuk lejohen më shumë se 25 udhëtarë.
Ky është njoftimi i plotë:
“Zgjatja e orarit të qarkullimit deri në ora 21:30.
Sipas Vendimit të Qeverisë Nr.09/58 i publikuar në Gazetën Zyrtare me dt. 15.01.2021, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë deri në orën 21:30.
Vlen kufizimi gjatë pandemisë max. 25 udhëtarë/autobus.
Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët!
Për më shumë sqarime, të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:
045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”
/RTV-Okarina/