Ferran Torres ka arritur në Barcelonë për testet mjekësore.
Marrveshja është arritur mes klubeve dhe mes lojtarit dhe Barçës sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Thuhet se Barcelona do të paguaj 55 milion euro në arkat e Manchester Cityt, kurse 10% e shumës do të shkojnë në arkat e Valencias.
21-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të futbollit spanjoll, por tek “Cityzens” nuk gjeti hapësirën që dëshironte dhe kështu kthehet në La Liga.
Këtë edicion Torres ka luajtur vetëm 7 ndeshje me Cityn në të gjitha kompeticionet duke shënuar 3 gola dhe dhuruar vetëm 1 asist.
Skuadra angleze e bleu anësorin spanjoll në verën e 2020-tes për 28 milion euro dhe në total ka zhvilluar 43 ndeshje duke realizuar 16 gola dhe 4 asistime.