Premier League angleze ka zhvilluar tashmë tre javët e para në sezonin e ri 2021/22.
Futbolli anglez është futbolli më i këndshëm për t’u shikuar për shumë fansa të futbollit.
Lojë e shpejtë, lojë e rrjedhëshme dhe me pak ndërprerje, afërsia e tifozëve me stadiumet janë disa specifika në vendin e ”futbollit bio”.
Në këtë ligë luajnë shumë yje të mëdhenj të këtij sporti shumë të dashur.
Pjesë e lojës spektakolare janë dhe driblimet, e për këtë të fundit në këtë sezon Adama Traore nuk ka konkurrencë.
Këmbëshpejti i Wolves-it i prin listës me më së shumti driblime në tre javët e para.
25 Vjeçari në tre ndeshje ka realizuar plot 28 driblime, kurse pas tij vjen Allan Saint-Maximin i Newcastle me 17 dribleme.
Lista pasohet nga McNeil i Burnley me 10 driblime, kurse Declan Rice (West Ham), Iskaila Sarr (Watford) dhe Trincao (Wolves) kanë dribluar secili nga 9 herë kundërshtarët.
\RTV-Okarina\