Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se e mbështet vendimin e Ministrit të Financave Hekuran Murati, për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës.
Szunyog ka thënë se ky është një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.
“Unë mbështes vendimin e Hekuran Muratit për të publikuar listën e 50 përfituesve më të mëdhenj nga fondet publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht që BE-ja ra dakord me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milion Euro”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
\RTV-Okarina\