Tifogrupi i KF Drenicës, “Shqiponjat e Zeza, kanë pranuar ftesën e tifogrupit të FC Llapit, “Legjendat” për ndeshjën kthyese kundër skuadrës malazeze Buducnost.
Tifogrupi nga Drenica do ta mbështesë Llapin ndaj Buducnostit të enjten më 14 korrik.
“Po, Shqiponjat e Zeza do të jenë krah Legjendave në këtë lojë. Ne bashkohemi me plot dëshirë me vëllezërit shqiptarë”, thanë nga tifogrupi drenicas.
Ndeshjën e parë Llapi e humbi 2-0 në Mal të Zi, por ndeshjën kthyese e bën më të nxehtë sulmi i bankëe rezervë të llapjanëve që ndodhi në ndeshjen e parë nga tifozëria vendase.
Për të mbështetur masivisht skuadrën e Tahir Batatinës janë vendosur dhe çmime modeste të biletave, ku do të kushtojnë 1€, 2€, 3€ dhe zona VIP 5€.