Thyhen dyert dhe xhamat e PD-së, mbështetësit e Berishës futën brenda

 

Mbështetësit e Berishës kanë shqyer derën kryesore të selisë së Partisë Demokratike duke u futur me forcë aty.

 

Një numër i madh i tyre janë mbledhur para selisë së demokratëve ku një numër i konsiderueshëm u futën brenda.

Ata kërkojnë largimin e Bashës nga drejtimi i PD-së. Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha tha se do ta shoqëronin Bashën “miqësisht jashtë selisë së PD-së”./rtvokarina/