Thellohet kriza, nuk ka ujë në Skenderaj e Mitrovicë derisa KRUM t’ia paguajë borxhet KESCO-s

Përmes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka bërë të ditur që nga sot nderprehet furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt dhe Mitrovicës derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.
Gjithashtu KRUM apelon tek qytetarët që i kanë borxhe ujësjellësit t’i shlyejnë ato në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike, raporton rtv okarina.
Vlen të permendin gjithashtu që për shkak të borxheve që ka KRUM tash e një vit pas instalimit të ujësjellësit në fshatin Qubrel dhe fshatra përreth nga ish qeverisja Jashari ato kanë probleme me furnizim me ujë të pijshëm pikërisht për shkak të ckyqjes së energjisë elektrike në stacionin e pompimit në fshatin Rakinicë nga ana e KESKO-s dhe për këtë kishte reaguar disa herë ish Kryetari Bekim Jashari si dhe ishte takuar me menaxhmentin e KESKO-s për të gjetur një zgjidhje, raporton rtv okarina.
Ja njoftimi i plotë i KRUM:
NJOFTIM/APEL
Ndërprerja e furnizmit me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj
Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjëllësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.
APELOJMË tek të gjithë konsumatorët që kan borgje ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!