Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tetë raste të reja me cornavirus pas testimit të 2,274 mostrave.
Sipas raportit, në 24 orët paraprake nuk është shëruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, kurse janë shëruar edhe 12 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,848.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë edhe 314 raste aktive me coronavirus.
Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 4,019 vaksina kundër coronavirusit.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë dhënë, 1,630,082 doza të vaksinës.
Deri më 7 dhjetor, 767,742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin një prej vaksinave që janë në përdorim në Kosovë: vaksinën e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Situata epidemiologjike në Kosovë është vlerësuar se është e qetë, për dallim nga rajoni dhe Evropa që aktualisht po përballen me një valë të re të infeksioneve.
Në Kosovë, më 6 dhjetor hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë, që kryesisht janë të fokusuara në paraqitjen e dëshmive për vaksinim dhe testet negative për qytetarët që hyjnë në vend.
\RTV-Okarina\