Tetë raste të reja me COVID-19

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se janë regjistruar tetë raste të reja të infektimit me COVID-19 pas testimit të 2,133 mostrave.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

 

 

Sipas njoftimit të IKSHPK-ja ka njoftuar se më 13 korrik janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108.