Tetë raste me COVID-19 konfirmohen në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.496 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898.

Në total numri i rasteve aktive është 323.

 

\RTV-Okarina\