Testet PCR nga sot mund të kryhen edhe në Qendrën rajonale të IKSHPK’së në Gjilan

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë marrë pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Institutin e Shëndetësisë në Gjilan.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese, duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKSHPK-së në Gjilan.

Nga sot, testet PCR mund të kryhen edhe në Qendrën rajonale të IKSHPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat e tjera për teste.

Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3767818666598319

/RTV-OKARINA