Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë, Tërnava tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë në Kosovë e diasporë.
Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që e afrojnë besimtarin me Zotin.
“Sot është ditë feste. Feston bota mbarë. Festojmë bashkë brenda vendit e në diasporë. Këtë festë e karakterizojnë ritualet haxhi dhe prerja e kurbanit. Edhe sot kemi pasur përfaqësues tanë që iu janë bashkuar haxhillëkut. Të përgjigjemi o Zoti im. Falënderimi vetëm ty të takon. Ty të takon sundimi. Haxhi është një nga shtyllat e fesë islame”, tha Tërnava.
“Njëri nga adhurimet që na afron më shumë me xhenetin dhe faljen e mëkateve. Haxhi ka dobi dhe vlera të mëdha për besimtarë. Kur njeriu kthehet me zemër e afërsi me Zotin ndryshojnë shumë gjëra. Afrimi te Zoti arrihet me namaz dhe agjërim e adhurime të tjera”, shtoi ai.
Manifestimi qendror kushtuar festë së Kurban Bajramit është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Me rastin e festës së Kurba Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kjo festë vjen pas kryerjes së haxhit dhe shoqërohet me therjen e kurbanit./Shqip.com