Temperatura të larta në Emiratet e Bashkuara Arabe, fillojnë ta “krijojnë” shiun vetë

 

Me qëllim të luftimit të temperaturave tejet të larta, të cilat kanë arritur deri në 50 gradë celsius këtë verë, Emiratet e Bashkuara Arabe si nga vendet më të nxehta dhe me më shumë thatësira në botë, kanë vendosur ta krijojnë shiun vetë.

 

Vendi arab shpreson që kjo teknikë të ndihmojë në rritjen e sasisë vjetore të shiut që bie në vend. Një video e publikuar nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë tregoi një rrebesh të vërtetë në rrugët e vendit, pavarësisht temperaturave tepër të larta.

 

\RTV-Okarina\