Një person është dënuar me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për tre muaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ishte duke e drejtuar automjetin në 202 km/h në zonën ku kufizim i shpejtësisë është 120km/h.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 202 km/h (gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.
PK ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.