Teatri për fëmijë “Kaqurrelat” interpretoi shfaqjen “Kuvendi i Kafshëve” dhe Ansambli “Drenica” interpretoi këngë e valle në nderim të shënimit të Ditës së Çlirimit të Skenderajt

 

Në agjendën e Shënimit të Ditë së Çlirimit të Skenderajt, kryetari Jashari vizitoi edhe shfaqjen ” Kuvendi i Kafshëve”, të teatrit për fëmijë “KAQURRELAT”, me regji të Shaqir Bejta,  shfaqje e cila i mbushi me emocion e ndjenjë feste të gjithë të pranishmit.

 

 

Jashari deklaroi që secili nga ne si prind, e kemi për obligim që fëmijët tonë t’i rrisim, edukojmë e mishërojmë me vlerat tona kombëtare, sikurse këta femijë që me krenari e gëzim festuan bashkarisht këtë ditë të  veçantë.

Aktivitetet vazhduan tutje edhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku ansambli “Drenica”, intrepretoi këngë e valle, në nderim të luftës dhe heronjve tonë.

 

\RTV-Okarina\