“Pas raportimeve të portalit Klan Kosova që studentët serb nesër do ta vizitojnë Prekazin, ndjejmë obligim të informojmë studentët në fjalë që edhe pse në numër do të jenë pakicë këmba e tyre nuk shkelë nesër në Prekaz.
Nuk duam t’ia dimë sa kohë ka kaluar, nuk duam t’ia dimë as për gjeneratat e reja “kurioze” të tyre, sepse po të ishin aq kurioz për Prekazin do mjaftonte t’i pysnin familjarët e tyre se si në ato varre prehen shumë pleq, gra, fëmijë e burra të gjakut tonë të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm!
Nesër bëjnë mirë që as mos të marin rrugën për në Skënderaj sepse do të kenë pasoja të rënda që të gjithë!
DJEMT E DRENICËS nesër grumbullohen në orën 10:00 tek Palestra e qytetit që t’i dalin zot Prekazit ashtu siç i dolën zot Kosovës bac Shabani, Hamza e Ademi më 1998!
UÇK e Prekazi KRENARIA E KOSOVËS “, kanë shkruar “Shqiponjat e Zeza”.