Të miturve nga Kosova për të hyrë në Mal të Zi u duhet vetëm certifikata e lindjes, karta studentore apo karta shëndetësore

 

Kryetari i Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka bërë të ditur se që nga data 27 prill (sot), të miturve nga Kosova për të hyrë në Mal të Zi u nevojitet vetëm certifikata e lindjes, karta studentore apo edhe ajo shëndetësore.

“Që nga sot, 27 prill 2021, për hyrje në vendkalimin kufitar Sukobin/Muriqan për në Mal të Zi, të miturve nga Kosova për kalim u duhet vetëm një certifikatë lindjeje, kartë studentore apo shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.

 

 

Tutje, i pari i Ulqinit ka njoftuar që së shpejti do të vijë edhe njohja e ndërsjelltë e polisave të sigurimit dhe vendkalimi kufitar në Sukobin/Muriqan gjatë sezonit turistik veror do të bëhet vetëm me një kontroll.

\RTV-Okarina\