Të mbijetuarit e tornadove në SHBA rrëfejnë për humbje të dhimbshme

 

Të paktën 100 njerëz të zhvendosur nga tornadoja në Mayfield kërkuan strehim në një kishë në Wingo, Kentucky dhe ndanë histori të përvojës së tyre gjatë dhe pasi tornado goditi komunitetin.

Tamra Yekinni, e cila është një punonjëse e fabrikës së qirinjve që nuk punonte atë natë, por ka miq që ishin, të mbijetuar dhe të vdekur, thotë se gjithçka tani duket si një “zonë lufte”.

“Kam dëgjuar kur kaloi. Ishte e tmerrshme. Unë kurrë nuk kam kaluar diçka të tillë në jetën time,” tha ajo.

Tutje shtoi se “rrënojat nëpër të cilat kalova ishin si, nuk e di se si, për mua ishin si një zonë lufte apo diçka tjetër. Ishte e tmerrshme.”

Raj Chauhan, i cili është një shofer kamioni nga Kalifornia, thotë se automjeti i tij i madh u fshi nga autostrada kur u godit nga një tornado, shkruan Apnews.

Ai ndodhet në strehë me krahun e thyer dhe ka marrë masa që një shok tjetër shofer kamioni ta çojë në shtëpi.

Ndërkohë pritja e dhimbshme për përgjigje vazhdon në një fabrikë qirinjsh në Kentaki, ku kërkuesit po krehin rrënojat pas goditjes së tornados.

Guvernatori i Kentakit po paralajmëron se numri i të vdekurve mund të arrijë në 100. Ekipet e shpëtimit në kërkimin gjithnjë e më të zymtë po kalojnë nëpër rrënojat e copëtuara të shtëpive dhe bizneseve, përfshirë fabrikën.

Kentaki ishte shteti i goditur më keq deri tani në një tufë të pazakontë tornadosh në mes të dhjetorit nëpër Midwest dhe Jug që rrafshoi komunitete të tëra dhe la të paktën 14 njerëz të vdekur në katër shtete të tjera.

 

\RTV-Okarina\