Të gjitha rrugët e kalueshme në Skenderaj

Stafi i RTV-Okarina ka kontaktuar me Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës tonë, ku i ka pyetur përseri lidhur me gjendjen e rrugëve në Skenderaj.

Dhe sipas tyre të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe jo të bllokuara, dhe  se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që rrugët të jenë të kalueshme.

Ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot  do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.