Më 30 minuta vonesë ka filluar seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.
Por, që të katër prej tyre janë deklaruar të pafajshëm.
/RTV-Okarina/