Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në mes Lituanisë dhe Kosovës, zhvilluar më 12 tetor 2024, një moment i veçantë ndodhi në shkallët e stadiumit. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, me kërkesë të presidentes së Futbollit të Lituanisë, u ul pranë ish-presidentit historik të Lituanisë, z. Valdas Adamkus, një figurë shumë e nderuar në vendin e tij.
Gjatë gjithë ndeshjes, Ademi dhe Adamkus shkëmbyen biseda të ngrohta, duke treguar një lidhje të veçantë miqësie dhe respekti mes dy kombeve.
Ndeshja përfundoi me fitoren e Kosovës, me rezultat 2-1, falë golave të realizuara nga Edon Zhegrova dhe Ermail Krasniqi. Kjo fitore e rëndësishme për Kosovën shënoi jo vetëm një moment sportiv triumfues, por edhe një shembull të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.
Prania e figurave të tilla si Adamkus dhe Ademi në stadium theksoi rëndësinë e diplomacisë përmes sportit, duke promovuar jo vetëm garën sportive, por edhe ndërtimin e lidhjeve të forta miqësore në nivel ndërkombëtar./OkarinaPress/