Tajfuni ‘Rai’ shkatërroi Filipinet

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Filipine të premten pasi tajfuni Rai, i njohur në vend si Odette, shkaktoi kërdi në të gjithë arkipelagun, duke lënë të paktën dy persona të vdekur.

Rai, tajfuni i 15-të që goditi Filipinet këtë vit, u dobësua pak nga një stuhi e kategorisë 5 në një stuhi të kategorisë 3 pasi arriti të enjten në ishullin Siargao, një destinacion popullor turistik dhe surfing në bregun qendror lindor.

Tajfuni Rai goditi ishullin Siargao, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 195 kilometra në orë, transmeton rtv21.tv.

Komunikimi dhe energjia elektrike u ndërprenë në disa pjesë të Filipineve të premten, duke i bërë të vështira përpjekjet e shpëtimit me zyrtarët të paaftë për të përcaktuar shkallën e dëmit për shkak të ndërprerjeve.

Stuhia goditi disa zona shumë të populluara, duke përfshirë Cebu të enjten vonë, një qytet me afro 1 milion banorë.

Më shumë se 30 linja transmetimi u ndërprenë në rajonin Visayas dhe Mindanao, një grup i madh ishujsh, tha NGCP të premten. Më shumë se 20 milionë njerëz jetojnë në Visayas, sipas shifrave zyrtare të vitit 2020.

Dy persona kanë vdekur, tha senatori dhe kryetari i Kryqit të Kuq të Filipineve, Richard Gordon, të premten për CNN.

Fshatarët u panë duke u përpjekur për të shpëtuar gjithçka që mundën nga shtëpitë e tyre të dëmtuara.

Rreth 332,000 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, tha të premten një zëdhënës nga Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive (NDRRMC).

Rai pritet të qëndrojë i fortë edhe për 24 orë të tjera përpara se të dobësohet gradualisht. Do të përhapë disa reshje shiu në Vietnam dhe në provincën Hainan të Kinës, por ndikimi nuk pritet të jetë shumë i rëndësishëm raporto rtvokarina.