Tahiri: Të mërkurën seanca për Trustin, presim përkrahje nga mazhoranca

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se të mërkurën është seanca ku në rend dite në ketë seancë, mes tjerash është edhe ndryshimi i Ligjit për fondet pensionale të Kosovës përmes të cilit mundësohet tërheqja e 30 përqind të parave nga Trusti.

“Ditën e mërkurë në seancën e së mërkurës do të jetë në rend dite Projektligji për tërheqjen e kursimeve në fondin pensional. Një kërkesë e qytetarëve që po vjen në kohën kur vendi po ballafaqohet me një rritje të çmimeve të produkteve esenciale ushqimore e të derivateve edhe të sfidës së energjisë elektrike”, ka thënë Tahiri.

E sa i përket pagës minimale që i lë jashtë veteranët, Tahiri tha se do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-së.

“Ne vazhdojmë me i mbështet. Përcaktimi i pagës minimale është përcaktimi i të ardhurave minimale që mund të jetoj një familje. Mirë që ka filluar një dialog në mes të OVL-së dhe Qeverisë. Shpresojmë që ky dialog të përfundoj me një marrëveshje që do t’i gjej të kënaqur veteranët. Presim rezultat të kënaqshëm nga ky dialog”, ka thënë Tahiri.