Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, tha se janë propozuar që të diskutohet më shumë për situatën epidemiologjike në vend.
Sa i përket propozimit të shtyrjes së zgjedhjeve, Tahiri tha se kjo kërkesë bie ndesh me praktikat kushtetuese.
“Sot u mbajt mbledhja e parë e kryesisë për këtë sesion. Në këtë takim propozova që të diskutohet një temë tjetër, e ajo menaxhimi i pandemisë. Kur Kosova është në listë”.
“U dakorduam me grupet tjera parlamentare që këtë temë nga ngrisim në një seancë, në mënyrë që të menaxhohet më mirë kjo pandemi, dhe ti ftojmë qytetarët për tu vaksinuar. Ne jemi në një situatë katasrofale”, tha Tahiri, teksa tha se numri i të vdekurve po rritet.
“Për shtyrje të zgjedhjeve, kjo kërkese është e palogjikshme dhe bie ndesh në praktikat antikushtetuese. Ndërlidhja me Podujevë, është e pagabueshme sepse atje ka ekzistuar një nënkryetar dhe asambleja komunale. Siç dihet ka një drojë nga Qeveri”.
Kurse për hapjen e arkivave të UÇK-së, shefi i GP të AAK-së tha se Qeveria duhet të kërkojë falje.
“Janë disa temë të ketij vendi që lidhen me historinë e lavdishme, e ajo është lufta për liri, që është vlera e këtij shteti”.
“Qeveria duhet të ketë shumë kujdes kur flet për këtë temë, por ka tema tjera që duhet të merret siç është reciprociteti. Kjo është gabim substancial dhe duhet të kërkojë falje që është hapur kjo temë”, tha Tahiri.
\RTV-Okarina\