Tahiri jep dorëheqje nga pozitat në Qeveri, por bëhet shef i grupit parlamentar

 

Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqjet nga pozitat e tyre që kishin në Qeverinë “Hoti”.

Tahiri ka dhënë dorëheqjen nga pozita e zëvëndëskryeministrit dhe ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme.

Megjithatë, ai pritet sot të shpërblehet me dy detyra të reja që s’i kishte gëzuar më parë.

 

 

 

 

Tahiri do të jetë deputet për herë të parë dhe do të emërohet shef i Grupit parlamentar të AAK-së.

/RTV-Okarina/