Tahiri: Është e drejtë qytetare tërheqja e mjeteve nga trusti

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve të tjerë që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 përqind të shumës së trustit.

“Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

“Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm”, shtoi ai.