Tahir Lushtaku dënohet nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka analizuar procedurat disiplinore nga Komisioni i Garave dhe ka marrë vendim të dënoj trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku me dy ndeshje mos-udhëheqje të skuadrës.
”Kryetrajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku, në minutën e 83-të në ndeshjen Dukagjini-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore;
Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos udhëheqje të ekipit, sipas radhës të organizuar nga FFK”, thuhet në deklaratën e FFK-së.
\RTV-Okarina\